KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE PËR SUBVENCIONE SUBJEKTEVE EKONOMIKE NË PRONËSI PRIVATE PËR VITIN 2022

0
251

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur konkursin për ndarjen e mjeteve për subvencione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2022 për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 40.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 15.400.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 16.600.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 8.000.000,00 dinarë.

Të gjitha detajet rreth konkursit, si dhe dokumentet tjera të nevojshme për këtë konkurs mund t’i gjeni në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit: www.bujanovac.rs