Komunës së Bujanocit i shtohet një Specialist i Mjekësisë Interne

0
603

Fatmir Arifi nga fshati Tërnoc i Bujanocit nga sot mbanë titullin Specialist i Mjekësisë Interne.

Dr. Fatmir Arifi-Internist është titulli i ri i cili iu është bashkangjitur fushës së Shëndetësisë në Komunën e Bujanocit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social vet Dr.Fatmiri i cili ka njoftuar se me sukses ka përfunduar provimin specialistik nga lëmia e Mjekësia Interne.

Postimi i Dr. Fatmir Arifit-Internist

Sot përfundova me sukses provimin specialistik nga lëmia e Mjekësisë Interne dhe mora titullin Specialist i Mjekësisë Interne.
Poashtu nga sot vazhdoj rrugëtimin tim profesional të profilizuar Subspecializimin në lëminë e Gastroenterologjisë.

Faleminderim për komisionin vlerësues i cili ishte i drejtë dhe mjaftë profesional, Prof.Dr.Venera Berisha-Muharremi, Prof.Dr.Ibrahim Rudhani dhe Dr.sci.Kelmend Pallaska.

Sukseset i’a dedikoj familjes time që gjatë këtyre 4 viteve në Specializim ishin përkrahësit e mi që unë jam sot këtu ku jam.

Me respekt
Dr.Fatmir Arifi – Internist

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here