KOMUNA E BUJANOCIT PAGUAN BORXHIN NDAJ BUJQËVE NGA KONKURSI I VITIT 2019

0
374

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka urdhëruar sot pagesën prej 12.415.133 dinarëve (105.660 €) për 214 bujqit e komunës sonë.

Ky borxh daton nga konkursi i vitit 2019 për bujqësi, kurse vendimi për ndarjen e mjeteve financiare ishte marrë një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, dhe mjetet e ndanë në mënyrë selektive vetëm për disa përfitues, ndërkaq pjesa e mbetur është paguar sot.

Ju njoftojmë, se së shpejti do të shpallet konkursi i radhës për bujqësi. Komuna e Bujanocit ka siguruar 4.000.000,00 dinarë nga Trupi Koordinues për mbarësim artificial dhe bujqit nuk do të kenë nevojë që të paguajnë mbarësimin artificial ndaj stacionit të veterinarisë.