Komisioni për Barazi Gjinore i KK me vetëm një aktivitet “NJË SILLË SOLEMNE” kërkojnë ti dhjetfishohet buxheti

0
276

Pas propozit të amandamentit nga ana e këshilltares së APN-së Seuda Fazliut për rritjen e mjeteve financiare nga 300.000 në 1.000.000 dinarë, për Komisionit për Barazi Gjinore, gjegjesisht më shumë se trefishin e buxhetit aktual, për aktivitete e këtij komisioni, nuk mungoi as përgjigja e propozuesit të buxhetit.

Gjatë tërë vitit ky komisioni nuk kishte arritur që ti harxhojë mjetet e parapara prej 300.000 dinarë, sepse nuk kishte as edhe një aktivitet, gjegjesisht të vetmin aktivitet e kishte një SILLË SOLEMNE për fundvit, kështu të paktën u shpreh në foltore kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Megjithatë Arifi u shpreh se, nëse ky komision planifikon aktivitete dhe projekte, ka mjete të parapara nga pozicione tjera në shumë prej 500.000 dinarë vetëm komisioni të angazhohet në aktivitete./Lajmi-AL/