Sot, Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit, mbajti mbledhjen e parë për këtë vit.

Në këtë mbledhje u diskutua për sigurinë e qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe shëndetin publik.
Gjatë mbledhjes ngriti shqetësimet për djegien e deponisë së mbeturinave në qytet dhe ajrin e ndotur, kryetari i bashkësisë lokale në Bujanoc.
Kryeshefi i policisë z. Goran Saviq raportoi mbi gjendjen e sigurisë duke potencuar se ajo kryesisht është stabile dhe ka rënie të veprave penale të kriminalitetit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar.
Edhe numri i veprave që kanë të bëjnë me cënimin e sigurisë kryesisht kërcënimet përmes telefonave apo rrjeteve sociale, ka rënë këtë vit.
Ndërkaq ka rritje të veprave penale që kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion, në krahasim me vitin e kaluar. Fatmirësisht nga gjithsej 11 aksidente në trafik, nuk ka patur asnjë aksident me pasoja fatale, pos me të lënduar dhe më dëmtime materiale.
Ndërkaq sa i përket pasivizimit të adresave, gjatë vitit 2021, janë pasivizuar gjithsej 73 adresa të qytetaëve, ndërkaq janë lajmëruar apo kanë paraqitur si vendbanim komunën e Bujanocit gjithsej 1077 qytatarë, ndërkaq në katër muajt e parë të këtij viti, 446 qytetarë janë lajmëruar me vendbanim në Bujanoc, ndërkaq janë pasivizuar gjithsej 11 adresa të qytetarëve.
Për shëndetin publik në komunën e Bujanocit raportoi drejtoresha e shtëpisë së shëndetit znj.Dalliborka Pavlloviq, e cila tha se gjendja kryesisht është stabile dhe se shërbimet po kryhen me regull.
Kur është fjala për situatën epidemiologjike në Komunën e Bujanocit, ajo tha se është shumë më e mirë tani në krahasimin me fillimin e këtij viti.
Prej fillimit të pandemisë e deri sot gjithsej kanë qenë të infektuar 4064 qytetarë në Komunën e Bujanocit. Muajt e fundit situata është qetësuar në masë të konsiderueshme.
Në muajin prill janë shënuar gjithsej 23 raste me Covid 19, ndërkaq gjatë muajit maj janë shënuar 9 raste pozitive me Covid 19. Në përgjithësi është zvogëluar numri i pacientëve në Covid ambulantën, ku kryesisht gjatë ditës kryhen 20 deri 50 kontrollime. Sa i përket imunizimit të qytetarëve deri sot janë dhënë gjithsej 37053 doza të vakcinave, 16296 persona kanë marrë të dy të dozat e vakcinave, dozën e tretë e kanë marrë 4200 persona, ndërkaq dozën e katër e kanë marrë gjithsej 12 persona. Doza e katër u rekomandohet personave me imunitet të dobët dhe sëmundje tjera imunitare dhe jepet 5 muaj pas marrjes së dozës së tretë. Me përmiresimin e gjendjes së Covid 19 edhe ne po iu kthehemi funksionimit normal duke punuar me gjitha kapacitetet tona që gjithmonë të jemi afër qytetarëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor -tha ajo. Drejtoresha potencoi se në periudhën në vijim në plan është të fillojë realizimi i Planit Aksional për zbulimin e hershëm të kancerit tek popullata prej 55 deri 75 vjet, me iniciativë të Institutit Batut e në bashkëpunimin me Entin kompetent për shëndet publik.
Kryeshefi i policisë z. Goran Saviq në fund të raportimit të tij bëri një apel për prindērit që kanë fëmijë maturantë këtë vit që të jenë të kujdesshem dhe vigjilent dhe të angazhohen në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, inspeksionin komunal dhe stacionin policor, që këto evente të kalojnë pa incidente mes të rinjëve dhe pa aksidente në trafik, që fatkeqsisht ka ndodhur që gjatë këtyre mbrëmjeve maturantat të vozisin pa leje, ose nën ndikimin e alkoolit dhe të shkaktojnë aksidente me dëmtime materiale, lëndime trupore, por fatkeqësisht edhe me pasoja fatale. Andaj lus të gjithë bashkarisht të mundohemi që këto mbramje të kalohen me qetësi dhe duke iu shmangur incidententeve.
Bujanoc, 18.05.2022
Shërbimi i Kuvendit Komunal












