Shkrimtari i shumë poezive Nexhat Sadullahu me prejardhje nga fshati Turi komuna e Bujanocit i cili jeton në Fushë Kosovë sot është nderuar nga Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës me Çmimin për krijimtari-2021 për poezi.
Lajmin e ka konfirmuar vet shkrimtari Nexhat Sadullahu nëpërmjet një postimi në rrjetin social.
Në postimin e tijë Sadullahu ka shkruar:
“Miq të nderuar Kryesia e Kuvendit komunal të Fushë Kosovës sot më ndau– Çmimin për krijimtari–2021 për poezi Nexhat Sadullahut nga kryetari i Fushë Kosovës Burim Berisha”
Poezit e Sadullahut janë nga më të ndryshmet, por me shumë përkushtim i shkruan kujtimet për vendlindjen.

Një nga poezit e shumta të shkrimtarit Nexhat Sadullahut.
Baba zgjohu nga varri
(1.)
Zgjohu baba zgjohu nga varri
Dhe shikoje se si lugina po zbrazet
E nipërit e tu po shkojnë në gurbet
Po shkojnë nga papunësia baba
E fshatrat po mbesin shkret
Fushat jan mbuluar me bari
Lloj lloj shavari ka mbirë
Gjarpërijt breshkat arave po lodrojnë
Duhanë me mbjellë nukë po i lejojnë
Asnjë fabrikë në Preshevë e Bujanoc
Nuk e kanë ndërtu
E Xhandarët po sillen mbi fshatra
Shtëpija të bukura gurbetçarët kan ndërtuar baba
Por çka u duhen kur dielli po i djeg
Të mbyllura i kan me dry
Pa njeri në to rrobat po u myken
Vaji i fëmijve as lojërat në rrugë nukë dëgjohen ma
Nukë ka si dikur gjallërim
Edhe pse rrugët me asfallt jan shtruar
Punësim për ta nukë ka
Presin nga diaspora mëshirë.
(2)
Hej baba ndërgjegjëja është zhdukur
Errësirë e zezë po shtrihet
Heshtja e vdekjes ka ra
Mjekrra të gjata kan lëshuar i madh e i vogël
Ata që kan mbetë
Ti kujtojn çetnikët e dikurshëm të shkinis
Kinse modë është
Sekte të reja përdit po krijohen
Si këpurdhat në ledinë
Nukë ka gëzime si dikur baba
Të gjithë ecin me kufje në veshë
E telefonat si lëshojnë nga dora
Asgjë nuk dëgjohet
Kot i thërret me emër nuk përgjigjen
Se kthejn kokën me të shiku
Jan të harlisur
Nuk e përfillin as nënën as babain,baba
Nuk e dinë kend e kan të afërt
As familjen e vet se nderojnë
Nuk interesohen më për asgjë
Ndrishim i madhë po vjen.
22.shtator.2021. F.Kosovë
(dedikuar luginës)












