Njoftimi i KF Tërnocit:
Njoftim me rëndësi nga KF “Tërnoci”
Klubi Futbollistik “Tërnoci” njofton të gjithë adhuruesit e vet se për shkak të havarive të shpeshta ka vendosur të shes autobusin dhe në vend të tij të blej një më të ri.
Ky veprim ishte i domosdoshëm si rrjedhojë e transportit të futbollistëve dhe shtabit teknik për të trija kategoritë e niveleve garuese: ekipit të parë, pionierëve dhe fatosave.
Për të realizuar këtë qëllim imediat, klubi ka nevojë për:
MBËSHTETJEN
finansiare nga donatorët e ndryshëm e mbi të gjitha nga sipmatizuesit e vet në vend dhe botë.
Kërkesa e klubit përkon për të mbuluar diferencën finansiare midis shitjes së autobusit të deritanishëm dhe blerjes së të riut.
Andaj, duke pasur parasysh solidarizimin e gjithëhershëm të mbështetësve tanë konsiderojmë se edhe këtë projekt do ta realizojmë shumë shpejt dhe në kohë rekorde.
Poashtu, njoftojmë adhuruesit tonë se falë mvështetjes së projektit tonë nga komuna e Bujanocit, klubi ka siguruar mjete të mjaftueshme për vazhdimin e kampionatit në të gjitha kategoritë dhe pjesën vjeshtore për Ligën Zonale, pjesë e së cilës shpresojmë të bëhemi në fund të muajit maj.
Faleminderit për mbështetjen!
Forca Tërnoci!
Nga kryesia e klubit












