Këto janë pagat e mjekëve dhe Infermierëve në Serbi

0
657

Punëtorët shëndetësorë në fillim të vitit kanë pasur rritje të pagave prej 12.5 për qind, vitin e kaluar ka qenë 8 për qind, ndërsa në fund të këtij viti, siç është paralajmëruar, i pret një rritje tjetër. Dje morën vendin e punës 200 mjekë dhe teknikë më të mirë dhe deri në fund të vitit u bë e ditur se nuk mund të zbatohet një tjetër program i tillë.

Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq tha për “Blic” se deri në fund të vitit do të ketë rritje të pagave, por se në sistemin shëndetësor do të pranohen edhe të gjithë ata që kanë punuar gjatë pandemisë Covid-19.

“Të gjithë ata që kanë punuar në Covid do të pranohen”

“Shteti do të rrisë pagat në shëndetësi deri në fund të vitit. Tani kemi marrë 100 nga studentët më të mirë të mjekësisë dhe 100 infermierë dhe teknikë. Do të mundohemi që deri në fund të vitit të zbatojmë një tjetër program të tillë për gjeneratën e ardhshme të studentëve të diplomuar vitin e kaluar. Dhe gjithashtu presim që të gjithë mjekët dhe infermierët dhe teknikët që kanë punuar në Covid të pranohen në sistemin shëndetësor. Qëndrimi i presidentit, i qeverisë dhe i imi si ministër është që të gjithë duhet të pranohen dhe të caktohen” tha Grujiçiq për “Blic”.

Në fillim të këtij viti, paga bazë e mjekëve në qendrat shëndetësore është rritur për rreth 12.500 dinarë, ndërsa për specialistët dhe subspecialistët është rritur për 14.000-15.000 dinarë.

Pagat e mjekëve në Serbi

Sipas treguesve të disponueshëm publik, pas rritjes së janarit, paga bazë e mjekut specialist, e cila ishte rreth 119.000 dinarë, është rritur për 14.875 dinarë, ndërsa që nga shkurti çdo muaj paga është 133.875 dinarë.

Paga bazë e mjekut në një qendër shëndetësore është rreth 96 mijë dhe pas rritjes është 108 mijë. Infermierët që kanë marrë nga 54.000 deri në 70.000 nga shkurti marrin nga 62.370 deri në 78.750 dinarë.

Se sa do të jetë rritja e paralajmëruar për fundvit nuk dihet ende, por sipas njoftimeve do të jetë “e konsiderueshme”.