Këshilltarja serbe: Çfarë është arritur në Bujanoc me direktivën nga Shqipëria?

0
403

Milica Milanoviç, këshilltare e Partisë Përparimtare Serbe në Asamblenë Komunale të Bujanocit, pyet autoritetet lokale, a kanë kontribuar presionet nga Tirana në një jetë më të mirë për banorët e komunës së Bujanovcit?

Një vit ka kaluar që nga krijimi i qeverisjes gjithshqiptare, të cilën e kanë formuar udhëheqësit e partive shqiptare dhe kështu kanë  përjashtuar 42 për qind të serbëve dhe 8 për qind të romëve nga jeta shoqërore dhe politike, shkruajnë mediumi loakale në gjuhën serbe, pçinjski017.

Ata mbetën pa të drejtën për të marrë pjesë në ushtrimin e pushtetit dhe pa të drejtë të dëgjohej zëri i tyre.

Kjo politikë nuk është në favor të askujt dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë akterët të koalicionit gjithshqiptarë. Vetëm një qeveri multietnike, në të cilën serbët, shqiptarët dhe romët do të marrin pjesë së bashku, mund të sjellë prosperitet, paqe dhe stabilitet, një qeveri të cilës do t’i jepet mbështetje dhe legjitimitet pa rezerva jo vetëm nga udhëheqja shtetërore e Republikës së Serbisë, por edhe nga shtetet më të forta në Evropë dhe më gjerë.

Nëse i kthehemi një viti më parë, duket se qeveria aktuale shqiptare nuk ka lëvizur nga pika fillestare, pra nga zero. Të ndihmuar nga era në shpinë nga Tirana, krerët e partive që përbëjnë qeverinë gjithëshqiptare premtuan shumë.

Ata premtuan investime, vende të reja pune, hapje të fabrikave dhe e vetmja gjë që ata thanë me kusht ishte të siguronin para shtetërore që Republika e Serbisë i dërgonë komunës së Bujanocit përmes Trupit Koordinues, përmes ministrive të linjës, programeve, projekteve, transfereve, dmth. paratë e shtetit që qeverisja aktuale shqiptare nuk e pranon si të vetën.

Pyetja është nëse kjo qeverisje, parasegjithash i ka justifikuar, të gjitha pritjet e veta, pritjet e banorëve të komunës së Bujanovcit, por edhe të votuesve të tyre, ka thënë Milica.

Si këshilltare e Asamblesë Komunale të Bujanocit, pranë koalicionit Aleksandar Vuçiq.

Dua t’i drejtohem publikisht dhe t’u dërgoj mesazhe liderëve të partive shqiptare “Politika që po udhëheqni na kthen shekuj mbrapa dhe thellon hendekun, urrejtjen dhe intolerancën midis komuniteteve serbe dhe shqiptare në komunën e Bujanoaci,” ka deklaruar këhsilltarja e KK të Buajnocit.

Diskriminimi, si aduti i vetëm që ju përdorni kundër politikës së Aleksandar Vuçiq, e cila është e rrezikshme e pabazë, e propagandoni dhe e zbatoni pikërisht Ju ndaj popullatën serbe, është shprehur Ajo.

“Bashkëjetesa e përbashkët në të gjitha sferat e jetës shoqërore, ekonomike dhe politike të serbëve, shqiptarëve dhe romëve, dhe jo ekskluziviteti, është ideja kryesore dhe e vetme udhëzuese që mund të kontribuojë në tejkalimin e dallimeve, ngritjen e vetëdijes, përparimin ekonomik dhe më e rëndësishmja një jetë më të mirë për qytetarët e komunës së Bujanocit” ka përfunduar Milica Milanoviç, këhsilltare në KK të Bujanocit