Këshilli Komunal njejtë sikurse komisioni, ankesat e OJQ-ve i refuzon pa bazë, ndërsa konfliktet e interesit nuk i diskutojnë

0
290

Përderi sa petsona të Administratës komunale shijojn paranë publike, ligjshëm apo jo?

Komisioni për ndarjen e mjeteve nga konkursi për OJQ sikurse edhe vet Këshilli Komunal si shkallë e dytë e vendimarrjes refuzojnë projektet, gjegjësisht ankesat e OJQ-ve pa asnjë bazë ligjore apo arsyetim konkret,  (vetëm se kanë përfituar nga konkursi për media), sikurse edhe komisioni për vlerësimin e projekteve.

Edhe kësaj radhe kryetari i komisionit për ndarjen e mjeteve për OJQ nuk pati guximin të deklarohet për media lidhur me bazën e refuzimit të projekteve të OJQ-ve.

Edhe pse një refuzim të arsyeshëm të ankesave nuk pati edhe në mbledhjen e Këshillit Komunal, nga ana tjetër duke patur parasysh se nga ky konkurs kanë përfituar persona të punësuar në Administratën Komunale, në mbledhjen e Këshillit Komunal nuk e panë të arsyeshme ta diskutojnë një gjë të tillë përkundër faktit se ky konsiderohet konflikt interesi./LajmiAL/