Këshilli komunal nesër shqyrton vendimin mbi dhënien me qira të hapsirave publike për vendosjen e objekteve të vogla (barakave)

0
428

Këshilli komunal nesër do të mbajë seancën e 6 me radhë për këtë vit, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre 3 raporte të punës me raporte financiare.

Anëtarë e Këshillit Komunal do të shqyrtojnë edhe propozim konkluzionin për ndarjen e mjeteve financiare për programin avancues në Blegtori duke aplikuar mbarësimin artificial të bagëtive në komunën e Bujanocit për vitin 2021.

Gjatë kësaj seance gjithashtu do të shqyrtohet edhe propozim aktvendimi për përdorimin e rezervave buxhetore si dhe shqyrtimi i ankesave të studentëve të paraqitur kundër listës së studentëve për ndihmë të njëhershme financiare të shpallur nga komisioni.

Anëtarët e Këshillit Komunal do të shqyrtojnë edhe propozim vendimin mbi dhënien me qira të hapsirave publike, me qëllim të vendosjes së objekteve të vogla montuese (barakave) sipas konkursit të shpallur nga ana e komisionit.

Seanca do të kryesohet nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me fillim prej orës 10./Lajmi-AL/