Aleksandar Vulin sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të BIA-s dhe arsyet e një vendimi të tillë i ka shpjeguar përmes një komunikate për media.
“Presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Nëse do të pranonin ta bënin këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në të cilat nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund të fundit për drejtësinë sociale”
SHBA-ja dhe BE-ja po më kërkojnë kokën si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe. Për këtë arsye paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s.












