KBI: Asnjë organizatë apo shoqatë apo dikush tjetër, nuk ka të drejtë fetare e as morale, të bëjë thirrje për tubimin e mjeteve materiale për therrjen e kurbaneve

0
1153

SQARIM PËR OPNION

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton qytetarët se vendi i vetëm kompetent fetar dhe institucional për therrjen e kurbaneve, dhënien e zeqati dhe sadaktul-fitrin, është vetëm institucioni i Bashkësisë Islame.

Asnjë organizatë apo shoqatë apo dikush tjetër, nuk ka të drejtë fetare e as morale, të bëjë thirrje për tubimin e mjeteve materiale për therrjen e kurbaneve.
Këta individ, për këtë keqpërdorim të kompetencave, do të bartin përgjegjësi para Allahut.

KBI-Bujanoc ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre për therrje të kurbaneve, duke patur parasysh normat dhe dispozitat e kërkuara fetare.

Ndaj po e ritheksojmë përsëri për gjithë besimtarët e rajonit tonë, të cilët janë të interesuar për therrjen e kurbanave;
Se i vetmi institucion përgjegjës zyrtar, me të gjithë kompetencat fetare adekuate, është vetëm Këshilli i Bashkësisë islame -Bujanoc.

KBI-Bujanoc ju uron flijim të pranuar të kurbanëve të gjithë besimtarëve mysliman në prag të festës së Kurban Bajramit!, thuhet në njoftimin e KBI-Bujanoc