Kazinot ua sjellin belanë n’der breznicasve. Të shtëna armësh dhe grabitje në kazino

0
308

Pas largimit të objekteve të lojrave të fatit nga teritori i Kosovës, sidomos aksionit në Karaqevë, pronarët e kazinove i zhvendosën ato vetëm disa metra në teritorin e Sërbisë, gjegjësisht në fshatin Breznicë ku janjë janë duke funskionuar lirshëm dhe pa asnjë problem.

Sipas banorëve, objektet e ndërtuara janë në parcela private dhe asush nuk i pengonë të funksionojnë, por që I japin një imazh të keq fshatit dhe kësaj zonë kjo nuk ka dyshim thonë breznicasit.

Në mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore Publike në Vranjë ka konfirmuar se më 22 maj në një kazino në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit ka ardhur deri tek të shtëna armësh nga katër persona të panjohur deri më tash dhe se kazinoja është grabitur, për shkak se grabitësit që e kanë shtënë me armë kanë marrë 400.000 dinarë. nga pronari.

Me urdhër të zv.prokurorit nga Bujanoci është kryer hetimi në vendngjarje, i cili ka konstatuar se tre persona me fantomka në kokë dhe të armatosur kanë hyrë në hyrjen kryesore të kazinosë. Gjatë marrjes së parave ka pasur të shtëna në dhomë, por nuk ka të lënduar.

Pas hetimeve, prokuroria ka deklaruar se në ngjarjet e përmendura ka pasur elemente të veprës penale të grabitjes dhe se ndaj personave të paidentifikuar duhet të ngrihet kallëzim penal në procedurë të rregullt.