Kastrati: Nuk kemi bërë aq sa kemi mundur për shqiptarët e Luginës

0
305

Kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati gjatë vënies së gurthemelit të urës që lidh komunat e Kamenicës me atë të Bujanocit ne Breznicë, ka shpreh keqardhje për atë që Kosova nuk ka bërë aq sa është dashtë për Luginën.


“Me keqardhje më duhet të ju them se nuk kemi bërë aq sa kemi patur mundësin për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kemi mundur më shumë të kontribuojmë sikurse Kosova poashtu edhe Shqipëria për Luginën e Preshevës” është shprehur Kastrati para të pranishmiv me rastin e fillimit të punimeve në rekonstruimin e urës.


Kastrati i cili do të garojë edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale për ta drejtuar komunën e Kamenicës ka premtuar se do të jetë më i përkushtuar përsa i përket përkrahjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës./Lajmi-AL/