Kadriu për LajmiAL: Kurti po rrënon çdo raport që kemi krijuar mes Luginës dhe R.Kosovës

0
372

“Ne hartuam statuset e themelimit të zyrës për Preshevë në nivel lokal dhe në nivel qëndrorë, ne kemi venduse bazat e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Luginën por fatëkeqësisht kryeministri Kurti po i rrënon këto ura duke i dhënë këto resore që ti drjetojnë njerëz të papërgjegjshëm politikish. Me të gjithë ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer përjashto z Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe Regmi Mustafin me të cilet kemi ngrirë raportet politike pasi që tani më kanë të hapur një proces në gjyqësorë

Intervistë me Kushtrim Kadriun, kryetar i Lëvizjes “VATRA”, këshilltar në KK të Gjilanit

LajmiAL: Z.Kadriu, pasivizimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, veçënarishtë të Malësisë së Bujanocit dhe Komunës së Medvegjës tashmë ka arritur kulmin, thuajse nuk ka mbetur më çka të pasivizohet. Nga ana tjetër, të shpërngulurit nga kjo trevë në Kosovë akoma janë pa status të definuar të lejeqëndrimit. Si këshilltar i KK të Gjilanit me prejardhje nga Komuna e Bujanocit si e komentoni këtë situatë?

Kadriu: Është e trishtë dhe e tmerrshme gjendja me mospajisjen me dokumente identifikimi për banorët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosovë edhe pse jetojnë tash e 2-3 dekada atje. Unë kamë incuar rezolutën për Preshevë në viti 2013 në parlaemnti e Kosovë për të zgjidhur këto telashe, e gjithashtu kamë nxjerr eshe dy rekomandime nga asamblea e Gjilanit atë të viti 2014 dhe këtë të fundit të vitit 2022 por është e kotë, asnjë qeveri deri tani nuk vepruan të na pajisin me dokumente identifikimi, kemi mbetur banorët e vetëm në botë pa ideniteti.

LajmiAL: Në Gjilan ekziston edhe zyrja për Luginën, sa po arrinë kjo zyre të shqyrtojë kërkesat e shqiptarëve të Luginës të shpërngulur në Kosovë dhe sa po gjeni përkrahje nga institucionet e atjeshme?

Kadriu: Atë zyre e kamë propozuar une të themelohet dhe e kamë themeluar në viti 2014 të cileën e kamë drejtuar për një koheë. Ajo zyrë tash e 6 vite është duke u keqpërdorur për pazare politike ku gjithnjë ishte drejtuar nga persona jo adekuat që nuk kanë fare as prejardhje nga Lugina e si e tillë nuk është funksionale fare. Stafi aty shkon për të marrë rrogë jo për të punuar për Luginën e Preshevës.

LajmiAL: Edhe ju si përfaqësues i Shoqatës “Vatra” jo se nuk kaluar pa kritika nga anash. A mendoni se keni bërë mjaftueshëm si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës në Asamblenë Komunale të Gjilanit?

Kadriu: Çdo gjë që është bërë për shqiptaret e Luginës është bërë nga ne. Vitin 2014 bëmë rezolutën për Luginën, bazamentin e të drejtave të shqipëtarëve të Luginës në Kosovë. Ne hartuam statuset e themelimit të zyrës për Preshevë në nivel lokal dhe në nivel qëndrorë, ne kemi venduse bazat e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Luginën por fatëkeqësisht kryeministri Kurti po i rrënon këto ura duke i dhënë këto resore që ti drjetojnë njerëz të papërgjegjshëm politikish.

LajmiAL: Ju kemi parë që kohëve të fundit jeni duke kritikuar me të madhe qeverisjen e KK të Gjilanit, kryetari i së cilit është Alban Hyseni nga Vetvendosje, subjekt i cili udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Sa kanë ndikuar këto kritika në përmirësimin e jetës së shqiptarëve të Luginës të shpërngulur në komunën e Gjilanit?

Kadriu: Nuk kemi arritur ndonjë rezultat pasi që z Hyseni ka prirje negative në drejtim të banorëve tanë, ai nuk ka nderrmarrë asnjë hap në përmirësimin e gjendjës së tyre dhe zakonisht është pengësë për ne që ti ndihmojmë qytetarët tani pasi që ka vendosur në pazarë poltikë kauzën tone.

LajmiAL: Sa jeni koordinues me subjektet politike të Luginës së Preshevës, dhe sa keni gjetur gjuhë të përbashkët?

Kadriu: Me të gjithë ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer përjashto z Shaip Kamberin, Ardita Sinanin dhe Regmi Mustafin me të cilet kemi ngrirë raportet politike pasi që tani më kanë të hapur një proces në gjyqësorë.

LajmiAL: Rasti i fundit i shumëpërfolur ka qenë me mjetet prej 1.2 milion euro të Qeverisë së Kosovës për Luginën, nëpërmjet KKSH-së. si e komentoni këtë ndarje të mjeteve, ka qenë transparente sipas jush?

Kadriu: Ky proces tani më është në duar te organeve të drejtësisë në Kosovë dhe unë kamë hapru disa rastë për fondet e Luginës në Gjilan, jemi në pritje të epilogut të gjyqësorit. Mendojë që çdo gjë tani duhet ta thotë gjykat fjalën e sajë./LajmiAL/