KA FILLUAR SEZONI I NGROHJES. Nga sot radiatorët janë të ngrohtë

0
224

Sezoni i ngrohjes ka nisur zyrtarisht sot, më 15 tetor, dhe do të zgjasë deri më 15 prill. Testimet funksionale të sistemeve të ngrohjes qendrore, si pjesë e përgatitjeve përfundimtare, janë zhvilluar nga 1 deri më 9 tetor.

Ndërmarrja Publike “Komunalia”, në kuadër të së cilës funksionon sistemi i ngrohjes qendrore, ditë më parë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për funksionimin normal të ngrohjes në objektet që furnizon.

Që nga mëngjesi i sotëm, radiatorët në objektet që furnizohen nga ngrohja qendrore janë të ngrohtë, dhe furnizimi me nxehtësi do të vazhdojë sipas planit të paraparë dhe në varësi të temperaturave që do të mbizotërojnë gjatë sezonit të ngrohjes.

Po ashtu, “Komunalia” njofton se ditë më parë është kryer pastrimi i oxhakut, i cili – sipas përfaqësuesve të ndërmarrjes – nuk ishte pastruar prej një periudhe të gjatë kohore.