JO politikë me fatin tonë!

0
229

“Jemi mësuar që shpesh të përfolemi për poena politik, në deklarata politike për interesa përsonal, e sidomos në fushata parazgjedhore të luhet dhe përfitohet me fatin tonë” kështu thonë disa të rinjë nga komuna e Bujanocit N.L, A.A, M.I të cilët thonë se publikisht do ta kundërshtojnë secilin politikan apo deklaratë politike që përmendet fati i rinisë.

“Tashmë jemi të vetëdijshëm se askush nuk mund të na ndalojë për ta lëshuar vendlindjen, ne jemi në pritje të vizës dhe në atë moment që ta marrim atë asnjë sekond nuk do të qëndrojmë këtu.

Askush nuk po na detyron që të largohemi, por këtë po e bëjmë për një jetë më të mirë sikurse shumë të tjerë që kanë shkuar para nesh dhe shum që janë duke pritur” thonë N.L, A.A, M.I.

Këta tre të rinjë për më shumë se 2 muaj janë në pritjenj të terminit në ambasadën e Gjermanisë në Beograd dhe as që duan të ia dijnë për zgjedhje, të vetmën kërkesë që e kanë është që partitë politike, mos të bëjnë fushatë me fatin e tyre, se dikush po i përzë e dikush po imbronë.

Të pyetur se a kanë punuar, ata përgjigjen: “po kemi punuar për një pagë minimale, nuk kemi patur sigurim shëndetësorë dhe as pensional, “gazdallarët” as që duan të ia dijnë për sigurim, edhe atë pag që na japin na xjerrin për hunde.

Nuk duam që tia dijmë se kush mbetet këtu, ne do të ikim sikurse shumë të tjerë, “ishalla kërkush nuk jet” e këto firmat le ta kuptojnë se si na kanë trajtuar” shprehen N.L, A.A, M.I që të tre nga komuna e Buajnocit.

Sipas të dhenave jo zyrtare flitet se vetëm në komunën e Bujanocit në pritje për të migruar drejt vendeve perëndimore, sidomos drejt Gjermanisë janë rreth 1.500 persona, kryesisht të rinjë, ndërsa rreth 500 vetëm se janë pajisuar me viza punë në vendet perëndimore./LajmiAL/