Isufi përshëndetet me APN-nën

0
395

Edmond Isufi anëtar i kryesisë së APN-së përmes rrjetit social raqirur dorëheqjen e tijë nga të gjitha postet në APN.

Isufi ka qenë njëri ndër themeluesit e defës së APN-së në Bujanoc.

Postimi i plotë i Isufit

E nderuara familje e ju simpatizantë të APN-s, të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, të dashur bashkëvendas.
Dua të ju njoftoj se kam paraqitur dorëheqjen time tek kryetari i APN-s, z.Shqiprim Arifi, nga të gjitha funksionet që kisha në parti.
Jam menduar gjatë, jam konsultuar me njerëzit që më kanë mbështetur vazhdimisht dhe si përfundim besoj së është vendimi më i mirë për mua dhe për ata që më kanë mbështetur për shkak të bindjeve të mia.
Dallimet mes meje dhe drejtuesve të APN-së , janë shfaqur pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në qershor të vitit 2020.
Me kalimin e kohës dallimet e tona u thelluan edhe më shumë (madje kam pasur postime publike kundër qëndrimeve të këtyre te fundit).
Jemi munduar të gjejmë një gjuhë të përbashkët, por kjo ishte e pamundur.
Bindjet e parimet mia dhe vizioni i APN-së (i paszgjedhjeve) nuk mund të ecin bashkë.
Kam dhënë shumë për APN-në dhe asnjëherë nuk i kam kërkuar asgjë.
Nuk më duhet as edhe një e mirë e kësaj bote nëse nuk ndihem mirë shpirtërisht.
Në fund dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, mirënjohës do të jem deri në fund të jetës.

Me respekt,