INTERES I MADH PËR PUNË NË ADMINISTRATËN DOGANORE! Rreth 2000 kandidatë aplikuan për 86 vende

0
243

Një numër i madh i të rinjve në Serbi duan të punësohen si doganier! Sa është interesimi për këtë vend të punës e tregon më së miri fakti se më shumë se 2.000 kandidatë kanë aplikuar për punë në Drejtorinë doganore në dy konkurse të shpallura në vitin 2021 për vetëm 86 vende të lira.

“Puna e doganierit nuk është e lehtë, sepse udhëtarët përpiqen në mënyra të ndryshme të transportojnë përtej kufirit atë që duan dhe nuk lejohet. Gjithçka është kontrabandë, nga valuta, floriri, deri te speciet e mbrojtura të shpendëve, ndaj duhet pasur shumë kujdes, krahas njohurive të tjera të nevojshme për këtë biznes. Kjo nuk është një punë tipike e një zyrtari ose punë në zyrë. Puna është dinamike dhe për këtë arsye tërheqëse për të rinjtë” thonë kompetentët.

Lajmi i mirë është se doganierët këtë vit kanë hyrë me paga më të larta dhe paga mesatare e paguar për dhjetor 2021 ka qenë 61.635 dinarë. Ligji për Buxhetin për vitin 2022 parasheh rritje të pagave prej 7% nga janari i vitit 2022, kështu që pagesa e parë e rritjes së pagës pritet në shkurt të këtij viti, gjegjësisht këtë muaj.

“Fakti që në vitin 2021 1.449 doganierë janë shpërblyer me avancim në shkallë më të lartë pagash, ku përfshihen të gjithë të punësuarit që i kanë plotësuar kushtet e Ligjit për pagat e nëpunësve civilë dhe të nëpunësve shtetërorë” thonë nga Drejtoria doganore.

Megjithatë, LajmiAL edhe më herët ka shkruar se, në konkursin e fundit për doganier, përkundër aplikacioneve jozyrtarisht mësohet se asnjë shqiptarë nuk ka mundur të përfitojë vendin e punës./LajmiAL/