Inati i hoxhallarëve “n’der t’xhamisë” Ulvia 15, Ragmia 25

0
1573

Rëndësinë e natës së kadrit ndonëse dikush më shumë e dikush më pakë, çdo muslimanë e ka të qartë. Solidarizimi me të varfërit tashmë është bërë traditë, një pako edhe ja hjekëm gajlen për një vit, ndërsa restauranet darkat special e nganjëherë edhe naj mëditje nuk janë për fukarenjtë, sepse ata nuk mund ti përballojnë ato të mira!

Një fjalë popullore thotë se “pi të shumtës nuk ka zarar” me këtë metodë si duket ka veruar edhe mr. Ragmi Destani kryetarë i KBI-së duka ia tejkaluar imamit të Bujanocit për 10 pikë.

Një ditë më parë në rrjetin e tijë social, siç po veprojnë tashmë hoxhallarët, imami i xhamisë së Bujanocit Ulvi Fjezullahu ka publikuar një shkrim ku ka paraqitur 15 porosit të cilat të mundësojnë që të jeshë sa më afër dhe sa më shumë ta arrishë natën e kadrit.

Vetëm një ditë më vonë pasi shkrimi i imamit të Bujanocit u publikua edhe në mediat lokale, me të njetin kuptim por të ndryshuar dhe plotësuar për 10 pika e ka publikuar edhe kryetari I KBI-së Ragmi Destani, gjithashtu në rrjetin social.

Të ndjekur që të dy janë mjaftueshëm në rrjetet sociale, por veprimi i fundit ku në lojë, për arsyeje që ne ndoshta nuk i dimë, e kanë future edhe një nga netët më të mëdha dhe më të begatshme në fesë islame, kjo padyshim ka një pykpyetje të madhe mbrapa të cilës ndoshta këta ia dijnë përgjigjen!?

Më poshtë i keni dy postimet i pari  është i imamit të Bujanocit Ulvi Fejzullahut i cili edhe ëhstë publikuar më parë, ndërsa i dyti është i kryetarit të KBI-së Ragmi Destanit, ku të njetit mund ti gjeni edhe në rrjetet sociale.         

Nga Ulvi Fejzullahu: Si ta arrish natën e kadrit?

Lexo këto porosi me sa vijon:

1. Kërko mbështetje Allahut.

2. Krijo mendimin e mirë për Bujarinë e Allahut.

3. Që nga tani lutju Allahut deri në ditën e bajramit.

4. Mos i përfill mendimet e atyre që e veçojnë natën e Kadrit vetëm në një natë.

5. Fale jatcinë dhe sabahun me xhemat, kjo të llogaritet sikur të falesh gjithë natën.

6. Baza për natën e Kadrit është adhurimi në këtë natë.

7. Nata fillon me ezanin e namazit të akshamit deri në ezanin e sabahut.

8. Kujdesu që adhurimin ta bësh  në netët tek dhe çiftë.

9. Jo vetëm ta falësh taravinë dhe nemazin e natës por bën namaz edhe në shtëpi, këtë me sinqeritet.

10 Shpeshto lutjen ALLAHUMME INNEKE AFUVUN TUHIBUL AVFE, FAU ANNI.

11. Lexo Kuran, largohu nga takimet me njerëz.

12. Në çdo sexhde lutju Allahut për ta arritur natën e Kadrit.

13. Kujdesu që ta fshehësh adhurimin.

14. Në kohë të syfyrit shpeshto ISTIGFARIN.

15. Më kujto edhe mua në lutjen tënde.

Nga Ragmi Destani: 25  KËSHILLA PËR TË GJALLËRUAR NATËN E KADRIT

1. Nata e kadrit fillon me namazin e akshamit dhe mbaron me namazin e sabahut

2. Mos ha shumë atë natë në iftar, që të mund të bësh adhurimet më lehtë

3. Patjetër në këtë natë të vendoset për pendim nga e gjita gabimet dhe mëkatit

4. Shtoji lutjet dhe kërkimfaljen për të gjithë muslimanët, se e njëjta kthehet nga Zoti për ty

5. Drejtoju Zotit me insisitim me të gjitha gjymtyrët, që të kesh mendjen e kthjellët dhe zemra të 

    jetë e ludhur vetëm me Zotin.

6. Largohu nga çdo hidhërim dhe urrejtje, kurse fali ata që gabuan ndaj teje.

7. Përqëndrohu në kualitetin dhe sinqeritetin e adhurimit, e jo në sasinë

8. Sinqeriteti i madh në adhurim, është më i vlefshëm se sa numri i madh i rekatave

9. Mundohu të jesh me abdes gjatë gjithë natës

10. Krijo bindje se adhurimet dhe lutjet tua, do ti pranon Zoti, sepse dyshimi në pranim e pengon 

      pranimin

11. Insistimi në lutje për realizimin e asaj që e kërkon të pranohet te Zoti.

12. Kërko nga Zoti falje për çdo mëkat që e di se e ke bërë

13. Përdore shumë fjalën Estagfirullah dhe Allahume Sali ala Muhamed

14. Përdore shumë lutjen e Pejgamberit s.a.v.s. për këtë natë “ O Allah ti je falës, e do faljen, më 

      fal mua “

15. Kërko sa më shumë prej Zotit, që të shpëton nga zjarri i xhehenemit

16. Lutju Zotit që të shton rrizkun dhe pasurinë tuaj nga hallalli, dhe të ta rregullojë gjendjen 

      tënde

17. Lutje te Zoti për familjen tënde dhe pasardhësit e tu

18. Lutja e të rinjve, për martesë të hajrit dhe të begatshme

19. Lutu duke qenë në sexhde ( në namazin nafile të nevojës ) për nevoja të veçanta

20. Zgjatja e sexhdes me përmendje të Zotit dhe lutje. Hadith: “ Shpinat tuaja janë të ngarkuara 

      me mëkate, lironi ato me sexhde të gjata “

21. Shfrytëzoje çdo moment të kësaj nate, dhe mos e keqpërdor asnjë çast

22. Lexo Kuran sa ke mundësi,

23. Falënderoje Zotin që ta dha mundësinë me e arrit natën e Kadrit

24. Përmende Zotin me përmendje të ndryshme

25. Jep ndonjë sadakë në këtë natë, që të regjistrohet te Zoti. Etj. Etj.

Përshtati nga arb.

Ragmi Destani