Hyda: Ndërhyrja e Prishtinës dhe Tiranës në vullnetin e shqiptarëve të Luginës është e gabuar dhe tendecioze!

0
474

Ngjarjet e fundit politike në fushatën parazgjedhore në Shqipëri dhe ndërhyrja e liderit të VV-së njëherit Kryeministër i Kosovës Albin Kurtit në këtë proces, jo se është pëlqyer dhe konsideruar i matur nga njohës të politikës në Luginë.
Ish këshilltari në KK të Bujanocit aktualisht ndihmës kryetar i komunës së Bujanocit, Hajredin Hyda, ndërhyrjen, cila do qoftë ajo nga partitë politike shqiptare të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, në zgjedhjet parlamentare ose lokale të vendeve të lartpërmendura e konsideron të gabueshme dhe ideologjike.
Në postimin e tij në rrjetin social, Hyda ka thënë se, “çdo ndërhyrje e partive politike shqipetare të: Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, në zgjedhje parlamentare ose lokale të shteteve të lartpëmendura është i gabuar dhe ideologjik”
Njohësi i rrethanave politike në Luginë, gjithashtu ka potencuar se, “Poashtu edhe ndërhyrja e Prishtinës,Tiranës ose Tetovës në vullnetin e qytetarëve të Luginës së Preshevës është i gabuar dhe tendecioz!”
Sipas Hydës, ne shqiptarët kudo që jemi duhet të respektojmë institucionin e shtetit kudo qoftë, e jo preferencat partiake, të cilat kan sjellë deri te përkeqësimi i raporteve ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë!/Lajmi-AL/