Gjatë vizitës së tijë dy ditore në Luginë të Preshevës Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill, ka takuar përfaqësuesit institucional dhe politik.
Ambasadori Hill pas takimit që pati me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin, potencoi se, “Siç ndodhë në shumë vende edhe këtu është me rëndësi, raportet e komunikimit mes qeverisë qëndrore dhe atyre lokale, dhe kjo vizitë ka shërbyer për të parë se si funksionon kjo në praktikë. Siç ndodhë në çdo shtet tjerë edhe këtu është e vështirë të gjendet një balans mes fuqisë së shtetit dhe të drejtave të komunave në nivelin lokal, kjo gjithmonë paraqet një sfidë” ka deklaruar Hill.
Ndër temat me prioritet që Ambasadori Hill dhe Ambasadori i OSBE-së në Serbi Jan Brathu i kanë diskutuar me përfaqësues instituciona dhe politik duket se kanë qenë, plani shtat pikësh i cili po zvarritet mëse një dekadë dhe realizimi i tijë, nuk duket as në fund të tunelit si dhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Diplomati Amerikanë, në Bujanoc dekalroi se “në këtë rajon specific ekziston edhe një sfidë tjetër, që ka të bëjë me sfidën e përkatësisë etnike. Edhe në këtë aspekt ka nevojë që të krijohen balansat e nevojshme, për të arritur këtë. Pas kësaj vizite dy ditore do të kthehem në Beograd me bindjen e shtuar se rrugëtimi i anijes ndoshta është i vështirë por arritja në destinacionin e fundit është gjithsesi e mundshme”
“Si Ambasador i Amerikës në Serbi dua të them se, ne jemi shumë të interesuar që Serbia të ketë sukses në rrugëtimin e sajë të antarsimit në BE, rrugëtim ky që ka qenë shumë i gjatë po shresoj që përfundimi të jetë i suksesshëm” u shpreh Hill
Krejt në fund të deklaratës së tij Hill nuk harroi pa lavdëruar pafund punën e një medium në gjuhën serbe në Luginë të Preshevës, duke anashkaluar të gjitha mediumet në gjuhën shqipe që ishin prezent por edhe të tjerat, edhe pse çdo vizitë e çdo ambasadori në Serbi që viziton Luginën e Preshevës përcillet me shumë kureshtje nga pothuajse çdo medium në gjuhën shqipe./LajmiAL/












