Pas pensionimit të u.d drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” në Bujanoc Fatmir Hasanit, PVD këtë post ia ka besuar Nehat Aliut aktivist i kahmotshëm i këtij subjekti politik.
Zgjedhjet e fundit lokale në komunën e Bujanocit për herë të parë i bënë bashk dy subjektet më të mëdha shqiptarë PD-në dhe PVD në një koalicion qeverisës, kjo me gjasë u ndikua nga ish-Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë i R.Shqipërisë Gent Cakaj për një koalicion gjithshqiptarë.
Arritja e marrëveshjes për koalicion qeverisës zgjeroi edhe postet e institucioneve që kanë për themelues Pushtetin Lokal, megjithëse dikush mbeti i pakënaqur!
Kjo bëri që Qendra Kulturore Sportive “Rinia” në Bujanoc për herë të parë të drejtohet nga shqiptarët, sipas marrëveshjes nga PVD.
Menjëherë pas konstituimit, pasoi edhe emrimi i drejtorëve, Fatmir Hasani u emruar në postin e u.d të drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” në Bujanoc, këtë sipas gjitha gjasave PVD ia bëri dhuratë Hasanit para daljes në pension në shenjë falënderimi për kontributin shumëvejqarë në këtë subjekt politik.
Në mbledhjen e fundit të të KK të mbajtur të hënën këshilltarët në vend të hasanit për u.d të drejtorit e kanë emruar Nehat Aliun.
Aliu është nga Tërnoci i Madh, me profesion është mësimdhënës i gjuhës serbe, ndërsa vite më parë ka ushtruar postin e Kryehsefit të Drejtoratit për veprimtari shqpqërore dhe komunale dhe çështje sociale.
Daljen e në pension të prof. Fatmir Hasanit e ka përshëndetur edhe kryetari i KK Enver Ramadani duke i ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë.

Ramadani në rrjetin e tijë social ka shkruar:
Sot e nderova me mirënjohje Fatmir Hasanin drejtor i Qendrës Kulturore Sportive në angazhimin e tij në arsim si profesor, drejtues i institucioneve lokale dhe si deputet popullor I cili ka mbushur moshën për pensionim
i Urova z. FATMIRIT shëndet dhe jetë të gjatë pran familjes shokëve dhe miqve, ka shkruar Ramadani./LajmiAL/












