Panairi i Punësimit i organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Suboticës dhe Komuna e Bujanocit është hapur sot në prani të sipërmarrësve dhe kandidatëve të interesuat për punë.

Hapja solemne u bë në prani të dekanit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, kryetarit të komunës së Bujanocit dhe sekretarit krahinor për arsim të lartë.
Nga të pranishmit u vlerësua lartë organizimi i këtij panairi ku drejtuesit e ndërmarrjeve private dhe kandidatët e interesuar për punë mund të shkëmbejnë informacione mes vete.

Sipas kryetarit të komunës z. Arifi, kjo është një mundësi e mirë për punësimin e të rinjëve.
Panairi do të vazhdojë gjatë gjithë ditës së sotme deri në ora 19.00 në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.













