Hajredin Hyda emrohet ndihmës kryetar i komunës së Bujanocit

0
452

Haredin Hyda profesor i gjuhës dhe letërsisë i njohur në opinion edhe si “Pasha” ka qenë njëri ndër këshilltarët i cili asnjëherë nuk ka hezituar t’i kundërshtojë parregullsitë në legjislatuarat e deritanishme të komunës së Bujanocit.

Mungesat e tij të rralla në seancat e KK pavarësisht cilës palë i ka takuar, qoftë pozitës apo opozitës shpalosnin dobësit e punimeve të Kuvendit Komunal.

Kjo atmosferë mbase po i mungon edhe kësaj legjislature, kur ska zhurmë e debate të nxehta mbizotëron monotonia.

Hajredin Hyda është njohës i mirë i situatës politike, me plot kuptimin e fjalës një analist që mund të japë përgjigje në shumë pyetje.

Hyda përveç këshilltarit dhe shef i grupit të këshilltarëve në disa mandate, ka ushtruar edhe postin e kryetarit të KK të Bujanocit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Komunal për Siguri.

I gjithë ky bagazh politik Hydën e bënë edhe më të kompletuar për të qenë një krah i forte i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi, post të cilin do ta ushtrojë në periudhën e ardhshme.

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ia ka besuar postin e ndihmësit të tij Hajredin Hydës, lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Hyda përmes rrjetit social, ku ka thënë se, “Nga sot ,, prap ndihmës-kryetar i Komunës së Bujanocit!

Mos emërimi i deritanishëm i Hydës në postin e ndihmës kryetarit të komunës kohëve të fundit më shumë ka “shqetësuar” oponentët tjerë politik se sa vet subjektin të cilit i takon ai. Si do që të jetë ky “shqetësim” nga sot u shua. Redaksia e Lajmi-AL i uron Hajredin Hydës punë të mbarë dhe shëndet. /Lajmi-AL/