Grida Duma & G-Academy në Preshevë
Të shtunën më 5 nëntor,ora 11 :30 – në ambientin e ZPR-së.
Në një format si asnjëherë më parë do të kemi mundësinë e bashkëbisedimit frymëzues me znj .Duma dhe G Akademinë.
Kush është Grida Duma ?
Grida është diplomuar me notë të mirë për Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Ajo ka përfunduar me sukses studimet e saj pasuniversitare në Universitetin e Evropës Qendrore në Hungari dhe Universitetin e Nebraska-Lincoln në Shtetet e Bashkuara . Ajo ka marrë titullin Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës dhe ka doktoruar në Ekonomi.
Ajo ka punuar si profesoreshë dhe pedagoge për Universitete të ndryshme në Shqipëri, përfshirë Universitetin e Tiranës, ku ka qenë edhe drejtuese e Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale .Ajo e filloi karrierën e saj politike si zëvendësministre e Integrimeve Evropiane gjatë viteve 2011 –2013 .

Në zgjedhjet vendore të 2015-ës u përfol se ajo do të kandidonte për Kryetare Bashkie në Tiranë por më pas u shpall kandidatura për Bashkinë e Durrësit . Që nga viti 2014, pas humbjes së zgjedhjeve ajo u bë Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë . Ajo është një figurë e spikatur mes demokratëve dhe mbështetëse e ngushtë e kreut aktual të Partisë Demokratike-Lulzim Basha.
Çka është “G-Academy” ?
(G-Academy) – Në “G-Academy” gjendet rrjeti i më të mirëve në politikë, art, mendim strategjik dhe kritikë letrare, në këshillim psikologjik; që do të ndajnë eksperiencat e tyre të suksesit dhe mekanizmat e tyre të arritjes me pjesëmarrësit.
Trupa e profesionistëve dhe akademikëve që ka krijuar
“G-Academy” ofron trajnimet e karrierës si e vetmja rrugë e suksesit duke i ndjekur nga një etapë në tjetrën për çdo individ. Për këtë u krijua Fondacionin “DI”, i cili ndër misionet e tij të tjera, zhvillon akademinë e trajnimit të karrierës
“G-Academy” si një armë për më të mirët dhe nevojat e tyre.
“G-Academy”, ka në themel të saj trajnimin dhe motivimin e brenshëm të fortë të atyre individëve që kanë ambicien për të arritur më shumë në çdo fazë të jetës profesionale dhe vetjake. Sot gjithnjë e më tepër suksesi është një formulë që vjen nga teknikat e forta të sjelljes dhe vetëbesimit. Në botën aktuale suksesi varet shumë nga rrjeti shoqëror ku bën pjesë.
*Për shkak të hapësirës, luten të interesuarit të rezervojnë vendin e tyre !












