Glishiq: Së pari rezultatet e zgjedhjeve në Tërnoc të Madh dhe më pas formimi i qeverisë së Serbisë

0
249

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe (SNS), Darko Glishiq, tha se konsultimet dhe afatet për formimin e qeverisë së re mund të diskutohen vetëm pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të përsëritura në Tërnoc të Madh.

“Së pari duhet të përfundojë procesi zgjedhor, pastaj mund të flasim për fillimin e konsultimeve dhe afatet për konstituim. Është një vendvotim tjetër ku nuk kanë përfunduar zgjedhjet. Bëhet fjalë për Tërnovcin e Madh, në komunën e Bujanocit” ka thënë Glisic, përcjell presheva.com.

Ai tha se shpreson që në ditët në vijim të krijohen kushte që rezultati i votimit të shpallet si parakusht për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve parlamentare dhe shtoi se nuk do të jetë në pozitë ministrore në qeveria e re.