Nuk është hera e parë që KF Tërnocit nxjerrë talent të rinjë, djelmosha që nxisin edhe federata shtetërore të futbollit ti monitorojnë ata nga afër.
Së fundmi ka arritur edhe lajmi senzacional ku Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është interesuar për talentët e rinjë të U-14 dhe U-13 të KF Tërnocit.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjetit social, ku ka bërë të ditur se, “lojtarët e KF TËRNOCIT Altin Destani, Florent Mustafa, Eldi Rashiti dhe Andi Xhelili nga ekipi U-14 pjesë e stërvitjeve dhe e monitorimit nga Federata Shqiptare e Futbolli (FSHF).
Ndërsa nga ekipi U-13 nga KF Tërnoci pjesë e aktiviteteve të FSHFsë janë Leart Veseli, Erin Mustafa, Etrit Mustafa, Leon Sulejmani, Altin Sulejmani, Fation Salihi.
Stërvitjet e rradhës janë parashikuar të ngjajnë në maj të viti 2022″ ka bërë të ditur KF Tërnoci./Lajmi-AL/















