Fshati Konçul aty ku simboli kombëtarë sfidon kohën

0
2039

Duke valvitur në çdo periudhë të vitit, qoftë stuhi apo diell, natë apo ditë, simboli kombëtarë i pret dhe përcjellë kalimtarët në rrugën kryesore të fshatit Konçul.
Është emocion i papërshkruar kur kalon në një rrugë me karakter rajonal në Luginë të Preshevës dhe sheh çdo shtyllë të stolisur me simbolin kombëtarë, ky aks rrugorë tashm është i njohur jo vetëm për luginasit por edhe më gjerë, Konçuli i Jonuzit dhe Shefketit, dy amblemave të UÇPMB-së.


Djelmoshat e këtij vendbanimi asnjëherë nuk u mposhtën nga frika që çdo shtyllë dhe çdo rrugë të këtij vendbanimi ta stolisin me ngjyrat “Kuq e Zi”
“Shpesh kemi qenë në rreziqe, janë munduar të na pengojnë organet e rendit, kemi qenë nën vëzhgim edhe të xhandarmëris, por kur ke vullnet dhe shokë të vendosur gjithçka është e mundur” thotë njëri nga të rinjtë e këtij vendbanimi për Lajmi-AL, i cili shton se, “simboli ynë kombëtarë askend nuk po e pengon në rrugë, janë lartë në shtylla dhe ky asht simboli ynë me të cilin identifikohemi ne si komb”


Fshati Konçul i komunës së Bujanocit është vendlindja e të ndjerit Jonuz Musliut ish shefit politik të UÇPMB-së dhe Shefket Musliut ish komandantit të përgjithshëm të UÇPMB-së.
Simboli kombëtarë asnjëherë nuk u largua nga shtyllat, kur stuhitë e dëmtojnë ai ripërtrihet falë djelmoshave të Konçulit.


Kohëve të fundit edhe të tjerët në Luginë tentuan ta huazojnë idenë e këtij vendbanimi, por si duket nuk patën fatin e tillë, apo mos vallë nuk ia kanë “haber” si bhëhet një veprim i tillë./Lajmi-AL/