Gjatë ditës së sotme në Bujanoc është zhvilluar ekspozita personale e fotografistit të njohur shqiptar Arian Mavriqi.
Paraprakisht z.Mavriqi u prit nga i pari i komunës Nagip Arifi në kabinetin e tij, dhe më pas së bashku hapën ekspozitën me fotografi.
Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i vlerave tona nëpërmjet artit të fotografisë, duke veçuar fotografitë e pasurive tona arkeologjike, të natyrës dhe ato të faunës.
Një ekspozitë e tillë synohet të bëhet traditë në trojet tona. Ekspozita është realizohet me iniciativën Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Komunës së Bujnaocit./LajmiAL/












