Fillon deminimi në trekëndëshin Turi-Tërnoc-Konçul, vendi ku ka humbur jetën një person nga Tërnoci

0
539

Sot ka filluar realizimi i projekti të radhës për deminimin e trasës së lartpërçuesit 10 kilovat dhe 110 kilovat në teritorin e komunës së Bujanocit, i cili shtrihet në trekëndëshin Turi-Tërnoc-Konçul, ndërsa është projekti i pestë me radhë që realizohet në këtë teritor.

Sipas Ali Asllanit kryeshef i Shtabimet për situate të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit, në këtë pjesë ku do të bëhet pastrami, si pasojë e mjeteve shpërthyese, vite më parë ka humbur jetën një përsona nga fshati Tërnoc ndërsa djali o tijë ishte lënduar.  

Punët në teren janë duke i kryer Agjencioni i mjeteve të pashpërthyera nga Bosnja dhe Hercegovina, ku bëjnë pjesë ekipi i specializuar prej 20 personave.

Sipas Asllanit ky ekip do të bëjë pastrimin e një sipërfaqe prej 30 hektarësh, gjegjësisht pyeje, që shtrihet përgjat lartpërçuesit në drejtim të vijës administrative me Kosovën.

Në teritorin e komunës së Buajnocit ekzistojnë edhe 6 lokacione që duhet pastruar nga mjetet e pashpërthyera, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikuara, fshati Bresiç, Konçul, dhe një sipërfaqe e madhe që bënë pjesë në fshatin Dobrosin rreth 90 hektarë.

Asllani apelon te qytetarët e vendbanbimeve të lartpërmendura që gjatë periudhës së deminimit që pritet të zgjasë rreth 4 muaj, të kenë kujdesë dhe mos të afrohen në zonat që janë të nënvizuara me shiritat përkatës.  

Në fillimin e punimeve të pastrimit të kësaj zone kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkëisve lokale të Tërnocit Mustaf Alishani dhe Turisë Ramiz Xhelili, të ftuar kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Lokale./LajmiAL/