Fillimi i vitit shkollorë nuk do të shtyhet për shkak të Covid-19

0
231

Viti shkollor do të fillojë sipas programit më 1 shtator dhe nuk parashikohet asnjë vonesë, tha Ministria e Arsimit lidhur me pretendimet se fillimi i shkollës mund të vonohet për shkak të situatës epidemiologjike.

Mbledhja e Ekipit për shkolla, ku do të diskutohen masat dhe rekomandimet higjienike, të cilat do t’u dërgohen shkollave, duke përfshirë edhe vendosjen e maskave, do të mbahet të enjten më 18 gusht.

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq paraprakisht deklaroi se për dhjetë ditë do të shihet se si është gjendja epidemike, kështu që ndoshta “pjesa mjekësore e shtabit të krizës do të propozojë shtyrjen e fillimit të vitit shkollor për shtatë ditë”.

Tiodoroviq tha se fëmijët e moshës shkollore aktualisht nuk i përkasin kategorisë së atyre me numrin më të madh të infeksioneve Covid dhe se viti shkollor mund të fillojë më 1 shtator.

Ai shtoi se ka edhe propozim që paralelet me 30 nxënës të ndahen në dy pjesë.