NJOFTIM i FHPBM-së
Mbahet Kuvendi 10 zgjedhor i Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë në Zvicër ku edhe zgjidhet kryesia re e Fondit.
Të dielën më 27 mars 2022, në Wetzikon të Zvicrës u mbajt Kuvendi zgjedhor i Fondit Humanitar i cili ka zgjedhur edhe kryesinë e re për mandatin trevjeçar.
Në Kuvend ishin mysafir të ftuar, z. Valon Gashi, atashe i A.R. Shqipërisë në Bernë,
z. Vaxhid Sejdiu koordinator i shkollës
shqipe në Zvicër, z. Fadil Selmani kryetar i LSHPMBZ si dhe Xhelal Memeti ish kryetar i Fondit dhe njëkohësisht anëtarë nderi.
Ahmet Bektashi kryetar i Fondit në fjalën e tijë thotë se ” ishte i kënaqur për punën që Fondi bëri gjatë kësaj periudhe”
Por me ndihmën e të gjithëve e në veçanti të Forumit Rinor u realizuan shumë aktivitete që ne i vlersojmë lartë.
Pas punëve procedurale në kuvend u zgjodhë edhe kryesia e re me këtë përbërje
Adnan Imeri kryetar
Skender Memishi zv. kryetar
Dul Krasniqi nënkryetar
Ahmet Bektashi nënkryetar
Skender Destani sekretar
Arsim Ramizi arkëtar
Avdi Osmani anëtarë i kryesisë
Agon Latifi anëtarë i kryesisë
Miftar Ibrahimi anëtarë i kryesisë
Faton Qerimi anëtarë i kryesisë
Ramadan Nuhiu anëtarë i kryesisë
U zgjodhë edhe kēshilli mbikqyrës:
Muhamet Ibrahimi
Fadil Rama
Ahmet Bektashi u falënderua për punën e Fondit për periudhën gjashtëvjeçare si kryetar Fondit, që nuk ishte aspak e lehtë në kohë pandemie të mbahet gjallë aktiviteti jonë, e për këtë u përgëzua nga të pranishmit.
Kryetari i ri Adnan Imeri pasi falënderoj të pranishmit për besimin e dhënë, theksoi se nuk po pranoj një “barrë” por një obligim që njëherit është edhe nder të drejtosh Fondin e kështu bashkë të vazhdojmë misionin tonë të shenjt.
Në fund të takimit u organizua edhe një ndej e përbashkët me të pranishmit, pjesëmarrës të kuvendit.














