Fejzullahu: Qeverit e Shqipërisë dhe Kosovës as edhe një laps nuk e kanë dhuruar për shkollën tonë

0
422

Në intervistën dhënë RTB drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu ka folur për shumë çështje të cilat e preokupojnë këtë vatër arsimore, ndër të tjerash edhe mungesën e teksteve shkollore, zvogëlimin e numrit të nxënësve si dhe kushtet në gjendje pandemie.

Sa i përket përkrajes nga dy qeverit shqiptare dhe spektrit politik në Luginë, Fejzullahu ka theksuar se shkollat nuk duhet të politizohen, strukturat politike kanë me çka të meren, dhe më e mira e të gjithave është që secili ta shikojë punën e vetë.

“Strukturat politike kanë me çka të meren, ata duhet të bashkohen, gjë që edhe e kamë kërkuar nga një pjesë e tyre, por po e them edhe publikisht. Duhet të bashkohen të kërkojnë ndihmë si nga qeveria e Serbisë, por në radhë të pare nga qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës për një ndihmë konkrete në shkollën tonë” është shprehur Fejzullahu.

Sipas tijë, përveç një kompjuteri të cilin e ka dhuruar komuna e Buajnocit si donacion i R.Shqipërisë, asgjë tjetër nuk është dhënë as nga qeveria e Shqipërisë dhe as e Kosovës për këtë vatër arsimore në gjuhën shqipe, bile as një laps nuk është dhuruar, shprehet Fejzullahu.

Drejtori shprehet se mungesa e teksteve është diçka e pakuptimt për botë e civilizuar./LajmiAL/