Fejzullahu: Nuk ka asgjë zyrtare se në sh.m “Sezai Surroi” një numr i nxënësve e kanë ndërprerë mësimin për të shkuar në perëndim

0
522

Kohëve të fundit në opinion është duke qarkulluar lajmi se një numër jo i vogël i nxënësve të viteve të katërta të sh.m “Sezai Surroi” në Bujanoc e kanë ndërprerë mësimin dhe ia kanë mësyrë vendeve perëndimore, veçanarisht punës sezonale në Gjermani.

Lajmi kryesisht është përhapur nga brendia e shkollës, por se cili ka qenë

Qëllimi i këtij lajmi të cilin për LajmiAL e ka demantuar drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu nuk dihet.

Fejzullahu për LajmiAL ka thënë se, “Nuk është e vërtetë se ky numër për të cilin po pyesni e kanë ndërprerë mësimin dhe kanë shkuar në perëndim, unë kamë angazhuar disa persona për verifikimin e kësaj çështje dhe zyrtarisht mund të them nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim” është shprehur Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut për ndërprerjen e mësimit nxënësi duhet ti tërhjekë zyrtarisht dokumentet nga shkolla, gjë që nuk ka raste të tilla. Mund të ketë 1 apo 2 raste po që kjo ka ndodhë edhe viteve tjera, por që mbi 20 nxënës ta ndërprejnë mësimin kjo nuk ëhstë e vertetë, ka deklaruar drejtori i sh.m “Sezai Surroi”    

Nga ana tjetër lajmi që ka qarkulluar në opinion përfshin mbi 20 nxënës se gjoja e kanë lënë mësimin dhe kanë marrë rugën e mërgimit për kushte dhe jetë më të mirë.

Përsa i përket shifrave të migrimit të të rinjëve në nivel komunal ato vërtetë janë shqetësuese, jozyrtarisht thuhet se mbi 500 të rinjë vetëm se janë duke punuar në Gjermani si punëtorë sezonal, gjegjësisht si student, ndërsa po aqë janë në pritje të përgjigjes për të u larguar./LajmiAL/