Fejzullahu dhe Tasiq takohen para fillimit të gjysëmvjetorit të dytë

0
391

Shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc me mësim në gjuhën serbe, gjatë gjysëmvjetorit të dytë, për shkak të renovimeve që janë duke u kryer nuk do të jetë e disponueshme për nxënësit.

Për këtë arsyeje nxënësit e kësaj shkolle mësimin gjatë gjysëmvjetorit të dytë do ta vijojnë në dy shkollat me mesme, një pjesë në “Sveti Sava” dhe pjesa tjetër në objektin e shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Gjatë ditës së sotme drejtori i sh.f “Branko Radiçeviq” Nenad Tasiq ka vizituar objektin e shkollës shqipe në të cilën do të mësojnë nxënësit serb.

Tasiq është pritur nga drejtori Zejtin Fejzullahu me stafin e tijë ku nga afër është njoftuar me kushtet e shkollës dhe hapsirat se ku do të ndjekin mësimet nxënësit e tijë.

Në postimin e tijë në rrjetin social Tasiq e ka falënderuar Fejzullahun për mikpritjen e bër.
“Vizitë në sh.m” Sezai Surroi” në kuadër të përgatitjeve për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë. Faleminderit drejtorit për mikpritjen e ngrohtë. Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e suksesshëm” ka shkruar Tasiq./Lajmi-AL/