Enti republikan për statistika ka shpallur sot Listën preliminare të kandidatëve për instruktor

0
217

Njoftohen të gjithë kandidatët e përzgjedhur që trajnimi për instruktorët e komunës së Bujanocit, do të mbahet prej datës 25.07.2022 deri më 29.07.2022 në Sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit me fillim prej orës 09:00 deri më ora 17:00.

Pjesëmarrja për çdo instruktor është e obligueshme, në të kundërtën llogaritet se kandidati është tërhequr nga lista e instruktorëve.

Kandidatët të cilët nuk gjinden në Listën Preliminare kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim. Afati për parashtrimin e kundërshtimit ndaj Listës Preliminare të kandidatëve të zgjedhur është deri më 18 korrik 2022 deri më ora 16:00. Kundërshtimi mund të i parashtrohet Entit ekskluzivisht nëpërmjet email adresës: mladen.velickovic@stat.gov.rs.

Kundërshtimet do të shqyrtohen më së voni deri më 20 korrik 2022 deri ora 12:00.

Kandidatët të cilët parashtrojnë kundërshtim, përgjigjen do ta marrin nëpërmjet postës elektronike, në adresën nga e cila e kanë parashtruar kundërtshtimin.

Lista përfundimtare e kandidatëve të cilët ftohen në trajnim do të shpallet më 22 korrik 2022, në sajtet e Entit republikan për statistikë stat.gov.rs dhe popis2022.stat.gov.rs.