Ëndrra e mërgimtarit. Udhëtim me biçikletë nga Baseli në Lluçan

0
538

6 ditë më parë mërgimtari Vaxhid Xhelili me prejardhje nga fshati Lluçan komuna e Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicërr, i pasionuar pas natyrës dhe biçikletës e mbi të gjitha dashurisë pas vendlndjes, ka nisur udhëtimin e tijë me biçikletë në relacionin Zvicërr-Lluçan.

“Sot heret ne mengjas, kur te gjithe shkonin ne pune, une u nisa drejt Lugines se Presheves.

1800 km do t’i kaloje per disa dite, biçikleten e ngase me forcen time.

Edhet e lumturise qe ne fillim po me krijojne vija drite drejt yjeve, udhe me peisazhe te mrekullueshme. Me behet se po e jetoj femijerine time te pjekur para kohe.

Siç ju kam informuar edhe me pare, sponzore te realizimit te endrres sime jane: Shqipja, Luani, Shaqiri, Xhevati dhe familja ime e dashur.

Faleminderit juve. Respekt!” kanshkruar Xhelili në rrjetin e tij social.

Mërgimtari nga Lluçani i Luginës së Preshevës në ditën e tijë të dytë të udhëtimit gjithashtu ka shkruar:

“Te dashur miq, ju falenderoj per mbeshtetjen dhe urimet tuaja me rastin e udhetimit tim me biçiklete drejt Lluçanit, vendlindjes sime, nga e cila u largova para 35 viteve. Atehere kur isha pjekur dhe shkolluar mjaftueshem per ta bere nje jete dinjitoze ne shtepine time, me prinder, ne rrethin tim familjare, ne Lluçan, une „vendosa“ te marre rrugen e mergimit.

Sot, duke pedaluar neper shi, m‘ u kujtuan disa gjera te dhunshme qe kane ndodhur ne jeten time, te cilat shpirti i ruan thelle ne dhomen e mbamendjes, here si gaca te fikura te nje zjarri te madh sa bjeshka, here si llave vullkani, e cila te kaluaren e shkrine vetem duke gjarperuar neper idilen blerake te se ardhmes.
…Dita e dyte: 80 km
Moti: Here pas here shi”

Pavarësisht rrethanave të udhëtimit dhe motit herë pas her me shi duket se Xhelili po shijon çdo moment të këtij udhëtimi drejt vendlindjes./LajmiAL/