Endi Sherifi do të me prejardhje nga Malësia e Bujanocit do të jetë pjesë e kadetëve të cilët do të fillojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.

Postimi i plotë:
Sot, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë , zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi ka pritur në vizitë Kadetë – Oficerët që do të fillojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi gjeneral Cikaqi ka përgëzuar Kadetë- Oficerët e përzgjedhur për të ndjekur shkollimin në Republikën e Shqipërisë duke i përgëzuar për rezultatin e treguar në procesin e përzgjedhjes së tyre dhe njëherit kërkoi nga ta angazhim dhe përkushtim maksimal gjatë periudhës së studimeve në Republikën e Shqipërisë.












