Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 322 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 150 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 98 janë nga Vranja, 30 nga Surduilica, 17 nga Vlladiçin Hani, 3 nga Presheva dhe nga një rast kanë Bujanoci dhe Boseligradi.
Gjatë vikendit numri i rasteve të reja të të infektuarve mund edhe të mos jetë shum i saktë ngase në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanocit gjatë vikendit nuk kryhet teste antikovid.
Nga Shtabi qeveritarë i Krizave vetëm se kanë paralajmëruar se nuk shmanget mundësia e kalimit të shkollave në online sikurse edhe ndryshimin e pushimit dimërorë, duke filluar nja 1 dhjetori.












