Edhe një prtemtim nga Shqipëria për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës!

0
255

Kryetari i PDSH-së ragmi Mustafa gjatë qëndrimit të tij dje në Tiranë është takuar me Elisa Spiropali Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin/Deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas takimit me Mustafën Spiropali në profiling e sajë ka thënë se, “Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i garantova z.Mustafa se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, dhe kujdes i posaçëm i kryeministrit Rama”

Sipas sajë Mustafa ka theksuar rëndësinë e vijimit me projektin e suksesshëm të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës, duke garantuar në një kohë të afërt mbështetje dhe tekste të tjera falas në gjuhën amë për nxënësit e shkollave në Preshëve, Bujanoc e Medvegjë.

Ajo ka potencuar se “Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës”.