Edhe nga java e ardhshme në fuqi modeli i parë, të gjith në shkoll

0
307

Nga e hëna më 22 nëntor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Republikës së Serbisë nxënësit do ta vijojnë mësimin sipas modelit të parë në klasë.

Kjo do të thotë se të gjithë nxënësit do të jenë në klasë tha zëvendësministri për arsimin parashkollor dhe fillor, Millan Pashiq.

Ende nuk ka një vendim për festat thotë Pashiq. Nëse pushimet dimërore nisin më herët është e sigurt që fëmijët do t’ia dalin më së miri.

Edhe për mësuesit që duhet të përfundojnë notat më herët kjo thonë ata nuk është shumë problem. Ekipi i arsimit dhe Shtabi i Krizave do të vendosin se kur do të fillojë pushimi dimëror dhe nëse do të zgjatet. Nga e hëna më 22 nëntor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Serbisë nxënësit do të vijojnë mësimin sipas modelit të parë që do të thotë se “Të gjithë në klasë së bashku tha Pashiq.

Ai tha se një numër i vogël i fëmijëve janë me Covid-19 në shkolla, që është rreth 0.2% e popullsisë së përgjithshme.