Dy pacientë të infektuar në rrethin e Pçinjës, njëri nga Presheva

0
203

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 193 analizat e bëra në rrethin e Pçinjës ndaj Covid-19, dy kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, njëri është nga vranja ndërsa rasti tjetër është nga komuna e Preshevës.

Gjatë 24 orëve të fundit në kovid ambulantën në kuadër të Qendrës Shëndetësore të Vranjës janë kryer 37 kontrolla, nga të cilat 24 për herë të parë. Analizat e gjakut janë kryer tek 20 pacientë. Janë kryer 17 teste antigjene dhe 4 teste PCR, njëi ka rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Dy pacientë që rezultojnë pozitiv ndaj Covid-19 janë të shtruar në spitalin kovid në Vranjë, ata kanë pneumoni dhe gjenden në aparatet e frymarrjes.

Për dallim nga komuna e Preshevës dhe Vranjës Bujanoci edhe më tej vazhdon të mos shënojë raste të reja me virusin korona, ndërsa mjekët vazhdimisht apelojnë për respektim të distancës dhe masave në fuqi, duke patur parasysh se Shtabi Qeveritarë i Krizave ka paralajmëruar valën e 4 të virusit korona./LajmiAL/