3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.
Ndryshe, tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media. 3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.
Në Luginë të Preshevës, gjegjësisht në komunat e Preshevës dhe Bujanocit aspak nuk jemi duke vuajtur për lirin e shtypit, sepse aq shumë ka media të regjistruara në këto dy komuna sa që mund të krahasohet me një qytet mesatar në Evrope, nëse krahasojmë me numrin e popullatës dhe numrin emediave të regjistruara.
Për fat të keq “FAKE” dhe “COPY PASTE” raportimi po lulëzon çdo ditë, sidomos kur mundoheni të etiketoni dikend shumë është lehtë përmes “FAKE” profileve.
Është mëse e qarte se, rreth 50% të mejteve financiare të parapara për media shpërndahen në mënyrë jo të drejtë.
Ka portale të cilat figurojnë vetëm në dokumente, ndërsa veprimtarinë e tyre e zhvillojnë nga dhomat dhe me postime të FB-së, të njetat as edhe njëherë nuk janë parë të raportojnë apo të përcjellin një ngjarje, jo se nuk e dijnë për to, por nuk ia kanë idenë se si funksionon ky zanat.
Mjete të parapara për media në dy komunat e lartpërmendura ka mjaftueshëm, por mjetet për media ndahen sipas metodës, “Si je a je mirë” dhe jo kush, sa dhe si punon.
Ky është fati i mediave në Luginë të Preshevës sot, e nesërmja mund të jetë edhe më keq./LajmiAL/












