Distribucioni i Elektroekonomis së Sërbisë” që nga java e kaluar u ka dërguar konsumatorëve kontrata për marrjen falas të njëhsorëve dhe pajisjeve për kyçje në rrjetin elektrik.
Disa shoqata të konsumatorëve këshillojnë qytetarët të mos i nënshkruajnë kontrata.
Kompetentët thonë se kjo është detyrimi i tyre ligjor. Për qytetarët është falas dhe mund të zgjedhin, nëse duan që obligimin mbi mirmbajtjen ta kalojnë tek Distribucioni.
“Distribucioni i Elektroekonomis së Sërbisë” tashmë ka marrë mbi 600,000 pika matëse. Kjo punë është duke u bërë në faza dhe kontratat janë dërguar tashmë në adresat e 650,000 ekonomive familjare.
Kundërshtimi kryesor i shoqatës së konsumatorëve është, kontrata mbi marrjen e njëhsorit e cila nuk është precizuar mjaftueshëm, sepse ata njëhsorë dhe pajisjet elektrike shumë qytetarë i kanë financuar vetë.
Nga shoqata e konsumatorëve shtrojnë pyetjen nëse më pasë “Distribucioni”, si pronari i ri, do të fillojë të tarifojë pajisjen e njetjë që ia dhuronë konsumatorëve në rast se konsumatori dëshiron të ndryshojë furnizuesin.
Përveç Elektroekonomis së Sërbisë, në Sërbi ka rreth dhjetë furnitorë të tjerë aktivë, ndërsa kompetentët thonë se edhe në rast të një ndryshimi të furnizuesit, konsumatorët nuk kanë asnjë obligim financiarë.
Ata thonë se nënshkrimi i kontratës për marrjen të pajisjeve matëse është në baza vullnetare dhe në interes të qytetarëve.
“Me nënshkrimin e kontratën për marrjen në dorëzim të kutive matëse, pajisjeve, linjave lidhëse dhe instalimeve shoqëruese, qytetarët nuk kanë asnjë kosto të mirëmbajtjes.
Nëse përdoruesit nënshkruajnë kontratën e marrjes së njëhsorëve, “Distribucioni i Elektroekonomisë” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e mëtejme të kutive dhe pajisjeve matëse dhe shpërndarëse”, thotë Darko Nedoviç nga “Distribucioni i Elektroekonomisë së Sërvisë”./Lajmi-AL/












