DIMRI po vjen, Bëhuni gati!

0
386

Edhe pse këtë vit moti me diell dhe i ngrohtë theu të gjitha rekordet dhe shkoi thellë në vjeshtë, gjë që rezultoi në temperatura mbi mesataren, fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit sollën përfundimitsht fundin e verës së vonë dhe ndryshim të kushteve të motit, dhe kur është në pyetje bora dhe acari, është e mundur që tashmë në ditët para nesh, malet dhe kodrinat të zbardhen, kryesisht atom që janë 900 metra mbi nivelin e detit.

Bora e parë e vërtetë është në dhjetor, por mund të na befasojë edhe më herët!

”Trendi i vjeshtës me reshje shiu do të vazhdojë edhe në nëntor, ndaj për shkak të sasisë së madhe të reshjeve, disa ditë priten përmbytje të rrëmbyeshme. Temperatura do të jetë në përputhje me kalendarin dhe do të zvogëlohet gradualisht gjatë muajit nëntor” njofton meteorologu Ivan Ristiq në parashikimin sezonal, ndërsa i pyetur se kur mund të presim borë në rajonet dhe qytetet e ulëta, thotë se në dekadën e tretë të nëntorit është një shans i tillë, por tani për tani ajo që ai njoftoi më herët ka të bëjë me vorbullën polare, e cila do të jetë e dobët këtë vit dhe e ndarë në tre pjesë.