Deputetja Bunjaku: Kemi kërkuar që të diskutohet në Parlamentin e Kosovës, cilat OJQ kanë përfituar dhe si janë ndarë mjetet për Luginën

0
329

Deputetja e LDK-së në Qeverinë e Kosovës Valentina Bunjaku e shoqëruar edhe nga deputetë dhe përfaqësues të LDK-së, sot kanë vizituar komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku janë takuar me përfaqësues institucional të komunave gjegjësit me kryetarët e komunave të Preshevës Shqiprim Arifin dhe Bujanocit Nagip Arifin. Mikëpritjen nga kryetari Arifi deputetja Bunjaku e vlerësoi shumë lartë, ajo ndër të tjerash potencoi se “të gjitha fondet të cilat adresohen në Kosovën Lindore, duhet me kalu përmes komunave sepse komuna është ajo e cila më së miri e dinë se kah duhet të adresohen ato mjete, mjetet të cilat do të ishin adresu në komuna do të kishin patur impakt edhe te qytetarët. Kjo u dëshmu në kohën e pandemisë kur Qeveria e LDK-së ka ndarë mjete dhe mjetet kanë shkuar direkt te qytetarët”. Bunjaku hodhi akuza ndaj qeverisë Kurti lidhur me ndarjen e fundit të mjeteve të dedikuara për Luginën e Preshevës, duke potencuar se, “kësaj here është bërë një problematikë e cila nuk na ka bërë nderë as neve atje dhe as juve këtu. Për mjetet që janë ndarë përmes OJQ-e në Luginë, unë si deputete e Parlamentit i kamë adresuar pyetje Parlamentit të Kosovës dhe besoj që në seancën e radhës do të diskutohet. Kamë kërkuar decidivisht me ditë se në cilën OJQ dhe si janë shpërndarë ato mjete” është shprehur deputetja e LDK-së. Sipas sajë kryetari i komunës më së miri e dinë brengën dhe nevojën e qytetarëve./LajmiAL/