Kuvendi i Serbisë dje në orët e pasditës zgjodhi nënkryetaren e Partisë Progresive Serbe dhe ish-kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq për kryetare të Kuvendit të Serbisë.
Nga 158 deputetë të pranishëm, 153 votuan pro Ana Bërnabiq, dhe pesë deputetë kundër.
Për zgjedhjen e Ana Bërnabiq votuan deputetët që hynë në Kuvend nga lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” dhe “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë”, Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës dhe partitë e pakicave kombëtare, shkruan danas.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e koalicionit “Serbia ne sme stane” dhe “NADA”, ndërsa deputetët e “Mi glas iz naroda dr. Branimir Nestoroviq” dhe “Mi glas iz narod” ishin kundër ose nuk morën pjesë në votim.












