Delegacioni nga Lugina e Preshevës që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka përfunduar agjendën e takimeve me personalitete të neryshme në State department.
Lajmin për përfundimin e takimeve e ka publikuar në rrjetin socialkryetari i PVD-Shaip Kamberi.
“Takimin e fundit në SHBA e realizuam ne Zyrën e Senatit për politikë të jashtme,me drejtoreshën Sarah Arkin, ku kryetar i Komitetit për politikë të jashtme është Senatori Robert Menendez.
Sensibilizimi i Luginës së Preshevës dhe prezenca më e madhe amerikane tema domosdoshme gjatë gjithë takimeve tona.
Në përfundim falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti që na mundësuan rrugëtimin për SHBA, por, edhe Joe& Shirley DioGuardi të cilët mundësuan takimet e nivelit të lartë.
Për shoqeruesin tonë nga Liga qytetare shqiptaro-amerikane, Faton Bislimi, falëmderimet e përzemërta.” ka shkruar Kamberi/LajmiAL/












